INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plumb në KOKË gjyshit, policia jep DETAJE: 17 vjeçari e hodhi armën e krimit në...

Plumb në KOKË gjyshit, policia jep DETAJE: 17 vjeçari e hodhi armën e krimit në...

Publikuar më: 12:57 28-02-2019

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën gjatë mbrëmjes së djeshme kur nipi ka qëlluar për vdekje gjyshin e tij me pistoletë në kokë.

Ai ndërroi jetë në spital vetëm pak momente pas ngjarjes.
Pas ekspertizës së kryer në pjesën e pasme të kokës së viktimës është konstatuar një predhë armë zjarri, e cila si pasojë ka sjellë vdekjen e të moshuarit. Gjithashtu, shërbimet policore kanë sekuestruar edhe armën e krimit, tip pistoletë, të cilën autori e kishte hedhur në një puset afër banesës me qëllim për të fshehur gjurmët",thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë mësohet se policia e Vlorës ka arrestuar 17 vjeçarin me iniciale V.K si autor të dyshuar të vrasjes së gjyshit të tij. Po ashtu në flagrancë janë arrestuar dhe 3 persona të tjerë.

“Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme ku i moshuari 69-vjeçar u dërgua në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore, me pretendimin se u gjet i gjakosur nga nipi i tij, bëjmë me dije se:

Policia e Vlorës pas hetimeve intensive, ka bërë zbardhjen e gjithë mekanizmit të ngjarjes. Rezulton se autori i dyshuar i krimit të jetë nipi i të moshuarit, V.K., 17 vjeç, i cili do të përballet penalisht për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Pas ekspertizës së kryer në pjesën e pasme të kokës së viktimës është konstatuar një predhë armë zjarri, e cila si pasojë ka sjellë vdekjen e të moshuarit.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona, të cilët dyshohen se i kanë shitur armën e krimit autorit të ngjarjes, shtetasit L.M, 17 vjeç, F.Xh, 16 vjeç dhe M.A, 28 vjeç, të cilët u arrestuan nga Policia për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.”- njofton policia.

Gjatë dëshmisë së tij në polici, 17-vjeçari mësohet se është shprehur: ‘E vrava se më nxinte jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot’.

Article Logic
Execution time: 0.00337815284729