INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Probleme me pasurinë e burrit, Vettingu shkarkon një tjetër prokurore [EMRI]

Probleme me pasurinë e burrit, Vettingu shkarkon një tjetër prokurore [EMRI]

Publikuar më: 13:51 28-02-2019

Komisioni i Posaçëm i Apelimit mori këtë të enjte vendimin për shkarkimin e Prokurores së Tiranës, Antoneta Sevdari, njëkohësisht dhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Vendimi erdhi për shkak se Sevdari kishte probleme me pasurinë e bashkëshortit. Ajo nuk mundi të justifikonte pasurinë e bashkëshortit.

Prokurorja Antoneta Sevdari kishte një pasuri të deklaruar prej 4.4 milionë lekë në vitin 2003 – kur deklaroi për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në fund të vitit 2017 pasuria familjare e Znj. Sevdari kap një vlerë prej 20.2 milionë lekë, duke regjistruar një rritje të pasurisë bruto me 4.6 herë.

Rritja e mesatare e pasurisë së çiftit Sevdari ka qenë 1.1 milionë lekë në vit.

Pas shkarkimit të Sevdarit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mbetet me dhjetë anëtarë.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768