INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DETAJE/ Dy javë ndjekje për ta vrarë, ja sa u pagua për ''kokën'' e Jurgen Kurtit

DETAJE/ Dy javë ndjekje për ta vrarë, ja sa u pagua për ''kokën'' e Jurgen Kurtit

Publikuar më: 14:08 26-03-2019

Jurkeg Kurti u ekzekutua 8 ditë më parë nga persona të cilët policia i ka cilësuar si vrasës me pagesë.

26-vjeçari, i njohur si biznesmen dhe menaxher i personazheve të njohur të shoë-bizzit, u vra poshtë shtëpisë së tij në Tiranë.

Tre persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e të riut në hyrje të pallatit ku i riu jetonte me nënën, u vunë në pranga sot nga Policia e Tiranës, si autorë të paguar për vrasjen. Një i katërt, dyshohet të ketë pasur rolin e koordinatorit. Burime për Report Tv, thanë se autorët dyshohet të jenë paguar 30 mijë euro për ekzekutimin e Jurgen Kurtit. Ndërkohë nuk dihet ende se kush është personi/at që ka dashur kokën e Jurgen Kurtit. Pista kryesore e hetimeve: Hakmarrja.

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit, arrestuan Esli Levendi 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Burimet për Report Tv kanë treguar se autorët e kanë ndjekur për më shumë se dy javë Jurgen Kurtin, ndërsa dyshohet që vrasësit me pagesë të kenë marrë 30 mijë euro për ekzekutimin e Kurtit.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824