INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati ndaj Jurgen Kurtit/ Dalin FOTOT e 26-vjeçarit pak pasi u qëllua me breshëri plumbash

Atentati ndaj Jurgen Kurtit/ Dalin FOTOT e 26-vjeçarit pak pasi u qëllua me breshëri plumbash

Publikuar më: 13:15 21-03-2019

Dalin fotot pas vrasjes së Jurgen Kurtit tre ditë më parë në kryeqytet.

26 vjeçar i cili ndërroi jetë menjëherë pasi u qëllua me breshëri plumbash, shfaqet i shtrirë përmbys në tokë, i veshur sportiv dhe me një çantë në kurriz.

Teksa ka qenë afër banesës së tij, Kurti mesa duket ka pasur në dorë telefonin e tij që duket shumë afër viktimës me dritë ndezur.

Jurgen Kurti mbeti i vdekur në vend si pasojë e breshërisë së plumbave, nga persona ende të paidentifikuar.

Jurgen Kurti është akuzuar më parë për vrasjen e babait të tij Artur Kurti, krim për të cilin e mori përgjegjësinë daja i tij. Gjithashtu Kurti është akuzuar si autor i vrasjes me thikë të shtetasit Agim Arapi në Durrës, për shkak të qirasë të pa-paguar në një dyqani ushqimor.

26-vjeçari u lirua në të dyja rastet nga gjykata pasi kreu dënime të lehta si arrest në shtëpie.

urgig.jpg

jurtts.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201