INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I arrestuan djalin, ish-deputeti i PD-së: Nuk do lejojmë të zhvillohet Parlamenti

I arrestuan djalin, ish-deputeti i PD-së: Nuk do lejojmë të zhvillohet Parlamenti

Publikuar më: 10:40 28-03-2019

Opozita do të zhvillojë ditën e sotme një protestë para parlamentit që i paraprin asaj të datës 13 prill e cila është njoftuar se do të jetë një protestë shumë e fuqishmë. Lidhur me protestën e ditës së sotme ka folur ish-deputeti dhekryetari i PD në Fier, Luan Baçi të cilit i kanë arrestuar të birin në një prej protestave të mëparshme dhe tha se nuk do të lejojnë që të zhvillohet një parlament i rregullt.

“Çdo ditë ne jemi në protestë dhe protesta e sotme është e radhës para parlamentit, një parlament që nuk e njohim, fals, i mbushur me hajdutë dhe kriminele, njerëz të papërgjegjshëm që pranojnë të përfaqësojnë popullin sipas mendimit të tyre. Nuk do të lejojmë të zhvillohet parlament i rregullt asnjëherë. Do të kulmojë në 13 prill, të shtunë në orën 18:00 një protestë mbarë kombëtare. Rama duhet ti thërrasë mendjes. Protesta e sotme pritet të jetë e fuqishme”, u shpreh Luan Baçi për ora neës.

Sa i përket deputetëve të rinj, Luan Baçi tha se kjo është një maskaradë dhe lojë e mazhorancës.

“Më vjen keq, nuk kam asnjë koment. Është një maskaradë, një lojë e pisët e mazhorancës që kërkon të krijojë një opozitë false. Opozita ja ku është, janë qytetarët dhe nuk janë ata individë të blerë”, tha ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040760040283203