INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta dhe Lulzim Basha takim në fshehtësi të plotë?! Zbulohen detajet, biseda që zgjati për më shumë se një orë...

Presidenti Meta dhe Lulzim Basha takim në fshehtësi të plotë?! Zbulohen detajet, biseda që zgjati për më shumë se një orë...

Publikuar më: 21:04 27-03-2019

Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha raportohet se janë takuar në fshehtësi të plotë.

Për më shumë se një orë, ditën e djeshme, kryedemokrati Basha dhe presidenti Meta kanë diskutuar në konfidencialitet. Megjithëse nuk dihet qëllimi i takimit si dhe çfarë është diskutuar, ky takim vjen në një kohë kur kriza politike në vijon, ndërkohë që opozita paralajmëron protesta të tjera raporton “newsbomb.al”

Lidhur me krizën politike, Meta ka bërë publik qëndrimin e tij duke deklaruar se është i gatshëm të dorëzojë mandatin e presidentit deri edhe të vetësakrifikohet për t’i shërbyer zgjidhjes së krizës, dhe shmangies së instalimit të një junte ushtarake.

Megjithëse shpesh herë e ka quajtur veprim ekstrem djegien e mandateve si dhe është shprehur kundër, ai ka bërë thirrje për dialog mes palëve. Por deklarata e tij për djegien e mandatit të presidentit erdhi papritur si një rrufe në qiell të hapur. Mbetet për t’u parë nëse në këtë takim janë marrë vendime të rëndësishme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031368732452393