INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kufiri me Greqinë, Rama e Meta kokë më kokë

Kufiri me Greqinë, Rama e Meta kokë më kokë

Publikuar më: 17:17 07-03-2018

Kufiri me Greqinë është tema më e nxehtë e politikës së momentin. Pas kthimit nga SHBA kryeministri nuk ka pritur gjatë por ka mbërritur në zyrën e Presidentit Ilir Meta, ku po zhvillon një takim kokë më kokë pikërisht për këtë çështje. Takimi po zhvillohet në ambientet e Presidencës dhe vjen në vazhdën e konsultimeve për negociatat me Greqinë.

Po ashtu në qendër të takimit është edhe situata aktuale politike në vend.
Kreu i shtetit duhet të japë autorizimin për nisjen e negociatave, por ka kthyer dy herë kërkesën e ministrisë së Jashtme pasi ka kërkuar me shumë sqarime dhe informacion shtesë.
Për këtë qëllim kreu i shtetit ka zhvilluar nj takim me anëtarët e Komisionit të Jashtëm, ndërsa ministri Ditmir Bushati ka zhvilluar një seancë dëgjimorë për këtë çështje.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438