INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përkeqësohet situata nga përmbytjet në zonën e Shkodrës[VIDEO]

Përkeqësohet situata nga përmbytjet në zonën e Shkodrës[VIDEO]

Publikuar më: 17:39 07-03-2018

Përkeqësohet situata nga përmbytjet në zonën e Shkodrës. Prej 3 ditësh nga hidrocentralet po bëhen shkarkime të kontrolluara pas rritjes së nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Sipas informacionit zyrtar, 800 metra kub ujë në sekondë derdhen në shkarkim të kontrolluar nga kaskada e Vaut të Dejës, ndërsa 500 metra kub ujë në sekondë shkojnë për prodhim energjie. Shkarkimet kanë rritur sipërfaqjen e përmbytur dhe nivelin e ujit në Njësinë Administrative Ana e Malit. Në fshatin Obot kalohet me makina ushtrie. Sipas të dhënave të bashkisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht janë 3 makina ushtrie, 3 varka me motor dhe 20 ushtarë që po qëndrojnë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë banorëve të fshatit. Edhe në Njësinë Administrative Dajç, është rritur niveli i ujit dhe për rrjedhojë ka shtim të sipërfaqes së përmbytur. Ndërkohë situata është rënduar edhe më tej pasi lumi Buna ka dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme në tokat bujqësore të disa fshatrave. Situata vijon të mbahet në monitorim nga Bashkia e Shkodrës, e cila është e angazhuar me të gjithë strukturat e saj.
Voltana Ademi
Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Paraprakisht, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, rritet rreziku i zgjerimit të hartës së përmbytjeve në zonën e Nën-Shkodrës. Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen në datën 8 Mars 2018”.
Deputetja e PD nga Shkodra Izmira Ulqinaku, u bën apel autoriteteve lokale por edhe ministrisë së Mbrojtjes e qeverisë të ndërhyjnë për situatën e përmbytjeve në Shkodër.

Izmira Ulqinaku

Situata e përmbytjeve në Shkodër sa vjen e rëndohet!Sidomos në Njësinë Administrative Dajç dhe Ana Malit gjendja është shumë emergjente! Sipërfaqja e përmbytur është rreth 2500 ha. Uji i është afruar banesave. Janë bllokuar totalisht rrugët dytësore në fshatin Obot. Nesër, me këtë ritëm të shtimit të nivelit të ujit, nuk do mund të kalohet as me makine ushtrie.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162