INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kufiri detar me Greqinë. Flet Ditmir Bushati, shpifje falja e 12 miljeve

Kufiri detar me Greqinë. Flet Ditmir Bushati, shpifje falja e 12 miljeve

Publikuar më: 12:32 05-02-2018

Kufiri detar me Greqinë është kthyer në temë debati politik por dhe qytetar në vendin tonë. Të shtunën qytetarët protestuan përballë kryeministrisë, duke kërkuar transparencë për këtë marrëveshje. Për herë të parë, Ministri Ditmir Bushati ka folur për këtë çështje në një interpelancë me një grup studentësh ekselentë e kërkuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes me qytetarët. Bushati është pyetur në lidhje me deklaratat e ministrit Kotzias, i cili tha se Greqi do të marrë 12 milje det Shqipërisë.

Sipas ministrit nuk është asgjë e vërtetë, dhe ai deklaroi se marrëveshja është bërë me tre procedura dhe do të jetë një marrëveshje më e mirë se ajo e vitit 2009.
Ditmir Bushati:
“Vendimi gjykatës kushtetuese është një pik nisje për një marrëveshje të re me Greqinë.
Pika e dytë e konturit tonë që kemi bërë të gjithë diskutimin me Greqinë është e drejta ndërkombëtare. Dhe së treti kemi bërë një diskutim mbi legjislacionin e brendshëm. Kemi një mendim se çdo marrëveshje e re që do të krijohet me Greqinë do të jetë më e mirë për Shqipërinë se sa ajo e vitit 2009.
Çështja e detit është pjesë e diskutimeve tona, dhe po ballafaqohen në këto negociata. Po bëhet nëpërmjet parimit të baraslargësisë dhe të territorit. Duhet te kemi një marrëveshje që të jetë e drejtë.
Çdo gjë që është thënë ne media për dhënien e 12 miljeve, për shitje dhe për falje është një shpifje totale.
Fakti që ne po shkojmë të një marrëveshje të re nuk e shohim si një gjë që duhet të ishte me kohë dhe jo një triumf”.

Article Logic
Execution time: 0.0037598609924316