INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma e ujit. Erion Veliaj, legalizohuni ose...

Reforma e ujit. Erion Veliaj, legalizohuni ose...

Publikuar më: 12:37 05-02-2018

Formalizimi i qytetarëve dhe bizneseve me rrjetin e ujësjellësit është një prioritet i punëve të pushtetit vendor. Në bashkinë më të madhe në vend, në Tiranë, kanë nisur dhe penalizimet e para, ku biznesmenë janar vënë në pranga pasi janë kapur duke abuzuar me ujin.

Erion Veliaj:
Ne kemi mbështetur të parë nismën e qeverisë, për ujin,. Siç u bë me energjinë. Asnjë nuk i jep kënaqësi që sheh dikë që arrestohet. Po ashtu nuk është fare bukur që një që ka një hotel dhe i vjedh ujin qytetarëve. nuk mund të vidhet uji i pijshëm sidomos në një qytet kaq të madh. Në bashkinë tonë, ku ne rritemi me një pallat në ditë dhe nuk bëjmë zap vjedhjen e ujit kemi dështuar. Për ne aleati policia dhe me këtë aleat në mund t’ia arrijmë. Ju bëj thirrje që të paguajnë, sepse kanë nisur arrestimet e para, dhe çdo qytetarë ftohet të lidhe kontratën me ujin”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029890537261963