INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiaku Veliaj: Teatri nuk do ketë kullë sipër, mund të shkojë 30 milionë euro

Kryebashkiaku Veliaj: Teatri nuk do ketë kullë sipër, mund të shkojë 30 milionë euro

Publikuar më: 22:35 22-02-2018

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu ku ka folur për godinën e re të Teatrit Kombëtar. Veliaj pranoi për herë të parë se godina e re e Teatrit Kombëtar mund të kapë vlerën e 30 milionë eurove, por theksoi se nuk do të ketë kullë sipër. Kur u pyet nga Fevziu për koston e Teatrit, Veliaj u shpreh:


“Buxheti i shtetit tonë nuk i ka 30 milionë euro për ta ndërtuar teatrin, ndaj kemi bërë këtë kompromis. Ne kemi ofruar pronat për ti dhuruar qytetit një teatër”.

Ai pranoi se vlera mund të shkojë 30 milionë euro dhe do të ndërtohet me një skemë të ngjashme me stadiumin kombëtar, pra partneritet shtet-privat. Veliaj tha se në zonën e Teatrit do të ketë vetëm teatër, do të shihen të gjitha propozimet së është dhe një propozim financiar. Ndërsa tek pjesa pas teatrit mund të ndërtohet çdo gjë që e lejon ligji.

“Mund të ketë hotele me 5 yje, mund të ketë zyra bashkia që Tirana ka nevojë. Pas teatrit është një pjesë private dhe ashtu siç u punua dhe me stadiumin, për një shtet që i ka financat e vogla. Në këtë Shqipërisë tonë të kushteve modeste na duhet të jemi më kreative. Bashkia sic futet aksionere ku ka vetë tokë dhe në shkëmbim të tokës së vet merr një objekt publik, çerdhe shkollë, ne do të bëjmë negoiciatën maksimalë që në pjesën e bashkisë të marrim çdo qindarke që ti shkojë falas teatrit.”, u shpreh Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0039608478546143