Në garën kualifikuese, atleti ynë i cili është kampioni në fuqi i Evropës u rendit i shtati në baterinë A kualifikuese, ku kërceu 7.71 metra.
Mjaftoi prova e parë që të siguronte finalen, pasi në të dytën dështoi, ndërsa e treta ishte e pasuksesshme, vetëm 7.6 metra.
Finalja do të zhvillohet ditën e mërkurë, në orën 19:40. Ky është një sukses i madh i këtij sportisti që vazhdon të rikonfirmojë formën e tij shumë të mirë sportive të kohëve të fundit.