Barcelona duket se ka arritur të gjejë një marrëveshje me Paul Pogba dhe tani duhet vetëm të bindë Manchester United të pranojë ta shesë kampionin e botës.
Sipas raportimeve në medie të ndryshme italiane dhe britanike, francezi ka marrë një ofertë fantastike nga Barça në të cilën i ofrohet mundësia të fitojë 100 milionë Paund për pesë sezonet e ardhshme.
Menaxheri i tij Mino Raiola duket se ka orkestruar këtë transferim dhe ka bindur katalanasit që t’i ofrojnë lojtarit rrogën të cilën United nuk ia ka dhënë deri më tani.
Agjenti italian ka negociuar disa herë pa pasur sukses, për rritjen e rrogës së lojtarit të tij që prej mbërritjes në “Old Trafford” të Alexis Sanchez, pasi kileni u bë lojtari më i paguar i klubit.