INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Laçi më në fund me trajnier të ri!

Laçi më në fund me trajnier të ri!

Publikuar më: 11:54 07-08-2018

Laçi kohët e fundit duket se nuk po mundet të gjejë gjuhën e përbashkët me trajnierët. Me në fund gjërat po normalizohen dhe Laçi ka përzgjedhur trajneri e ri për sezonin 2018/2019 pas largimit për arsye familjare të Besnik Prengës që drejtoi ekipin në dy turet e Europa League.

Një figurë e njohur e futbollit shqiptar, Artan Mërgjyshi. Tekniku që ka drejtuar Dinamon, Besën, Kastriotin, Apoloninë, Bylisin dhe Korabin ka arritur akordin me presidentin Pashk Laska për të marrë në dorë pankinën e kurbinasve.
Mërgjyshi është njohës i mirë i futbollit shqiptar, sidomos i nivelit të të rinjve. Prej tij kanë dalë në pah lojtarë si Sindrid Guri, Bruno Dita, Blerim Krasniqi, Myrto Uzuni, Sodiq Atanda, Realdo Fili, Vangjel Zguro, të cilët janë nga më të dalluarit e viteve të fundit në futbollin shqiptar.

Laçi është një ambient që i përshtatet natyrës së 50-vjeçarit, duke qenë se ka plot lojtarë të rinj dhe është një skuadër që konkurron përherë për katër vendet e para të tabelës së renditjes. Mëngjesin e sotëm është arritur akordi dhe shumë shpejtë Mërgjyshi do të prezantohet para skuadrës.

Debutimi i tij pritet që të bëhet këtë të shtunë, pasi Laçi do të luajë kundër Skënderbeut për ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë. Një përballje që Mërgjyshit do t’i shërbente shumë për të ardhmen për të hedhur hapa të sigurt, pasi një trofe për Laçin do të ishte një shtysë e mirë për të ardhmen në Superiore, sepse kampionati do të nisë më 19 shtator.

Article Logic
Execution time: 0.0033998489379883