INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Për herë të parë OSBE/ODIHR nuk i njeh zgjedhjet

Kryemadhi: Për herë të parë OSBE/ODIHR nuk i njeh zgjedhjet

Publikuar më: 15:38 05-09-2019

Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagoi mbi konstatimet e OSBE/ODIHR për votimet e 30 qershorit. Ajo e lexoi raportin final si kambanë alarmi për të gjithë klasën politike shqiptare. Ky raport, tha Kryemadhi nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit. “Ky raport si asnjëherë tjetër në historinë e tranzicionit shqiptar është një nga raportet që jo vetëm nuk i njeh zgjedhjet, por të drejtën për vendosjen e zgjedhjeve e kanë dekretet e presidentit. Shkaku i kësaj situate politike ku ndodhet vendi ka vetëm një emër, Edi Rama. Ky raport është i rëndësishëm për ta marrë parasysh për ti dhënë mundësi shqiptarëve të integrohen sa më parë në BE. Hapja e negociatave është një nga detyrimet kryesore që ka Shqipëria”, tha Kryemadhi.

“Ajo që dua të them është se raporti i OSBE/ODIHR është kambanë alarmi për klasën politike, për t’i dhënë mundësi shqiptarëve për t’u përballur me të vërtetën dhe për ti hapur rrugën për në BE. Për të dalë nga kriza ka vetëm një rrugë, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Secili duhet të marrë përgjegjësinë duke kaluar nga ne të parët partitë e opozitës dhe njeri kryesor që duhet të marrë përgjegjësitë është Edi Rama”, shtoi kryetarja e LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0028390884399414