INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi mesazh para protestës, “Jemi në këtë betejë jo vetëm…”

Kryemadhi mesazh para protestës, “Jemi në këtë betejë jo vetëm…”

Publikuar më: 15:00 06-07-2019

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e së hënës, datë 8 korrik. Në një status në Facebook, kryetarja e LSI-së thotë se opozita nuk është në këtë betejë për një zgjiedhje momenti. “Jemi në këtë betejë jo vetëm për zgjidhjen e krizës së momentit, por për t’i dhënë fund kalvarit 30-vjeçar të tranzicionit”, shkruan Kryemadhi. Ajo akuzon kreun e qeverisë për kapje të institucioneve. “Edi Rama e ka ngritur pushtetin mbi shkatërrimin e institucioneve dhe kapjen e tyre. Më 30 qershor Shqiptarët refuzuan autokracinë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe votimet fake të partisë-shtet”, vijon kryetarja e LSI-së. “Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që buron nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Atdhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet”, shkruan Kryemadhi.
Në fund ajo ka përdorur fjalët që ka theksuar shumë herë kryetari i PD, Lulzim Basha, asnjë hap pas.
“Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin. Më 8 Korrik të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas!”, mbyllet reagimi i Kryemadhit.

Article Logic
Execution time: 0.0038671493530273