INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSBE/ODIHR e kritikoi por Patozi i jep të drejtë dhe kërkon zgjedhje të parakohshme

OSBE/ODIHR e kritikoi por Patozi i jep të drejtë dhe kërkon zgjedhje të parakohshme

Publikuar më: 15:54 05-09-2019

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, e quajti realist raportin e OSBE/ODIHR-it, edhe pse regjistrimin e kësaj force politike në zgjedhjet e 30 qershorit nga ana e KQZ-së cilësohej si në shkelje të afateve ligjore.

Sipas Patozit, zgjedhjet e 30 Qershorit ishin edhe më të këqija se sa thotë raporti, por kjo nuk mund të jetë mundësi për t’u krenuar thotë ai.
“Është njësoj sikur dikush të fërkojë duart se i doli fjala që e zunë ujkun duke ngrënë, pasi më parë i kishte varur atij mëlçitë në qafë”, shkruan Patozi, që duket se i referohet hapur reagimit të asaj pjese të opozitës që braktisi zgjedhjet.
Kreu i Bindjes Demokratike bën thirrje për zgjedhje të parakohshme, të cilave t’u paraprijë një reformë e plotë për një sistem të ri politik.

Article Logic
Execution time: 0.0038871765136719