INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS mbyll fushatën në Vlorë/ Rama lë filxhanin i kujton Kryemadhit çizmen, Bashës gropën

PS mbyll fushatën në Vlorë/ Rama lë filxhanin i kujton Kryemadhit çizmen, Bashës gropën

Publikuar më: 22:13 28-06-2019

Kryeministri Edi Rama zgjodhi qytetin e Vlorës për të mbyllur fushatën zgjedhore. Edhe këtë mbrëmje lëshoi batuta për opozitarët. 

Monika Kryemadhit ju drejtua me emrin ‘fallxhorja’ dhe i kujtoi çizmen që ajo i hodhi në parlament.

‘Mbaroi kafja turke. Do ta shikoni shumë shpejt si do filloj lufta me çizme në parlament’, tha Rama.

Edi Rama paralajmëroi edhe kryebashkiakët e djathtë, që të mos zëvendësojnë bravat e dyerve të institucioneve për të bllokuar procesin e zgjedhjeve. Kurse Bashë i tha të bëjë kujdes se gropa është gati.

“Dhe këtu po ja përsëris, se di ku është futur, nuk po ndjehet Luli, ai thotë e kemi bërë ne, ai thotë e ka bërë partia. Kështu do vejë puna do shisni njëri-tjetrin. Gropa është gati, një nga një, aty do përfundoni të gjithë. Ne do ta kishim dëshiruar shumë një garë me ju, por ju i hytë luftës kundër Shqipërisë. Ata kryebashkiakët ta dinë mirë, dhe ta lënë lojën e bravave, lumëmëdhenjtë. Duan të ndalojnë Shqipërinë që të ketë një të nesërme duke ndruar brava. Po ku ka bravë që e ndalon shqiptarin të hapë derën. Por nëse do të duhet që votuesit të hapin derën, duhet ta dijë mirë që do të ndërrojë edhe rezidencën, nga shtëpia te vendi. I mori Luli dhe i bëri një tufë të papunësh, digjni mandatet se bota është me ne, edhe baba Xhikja (Ilir Meta) po përgatit letrat e papunësisë, të gjithë në ndihmë ekonomike pas 30 qershorit”, u shpreh Rama

Article Logic
Execution time: 0.0074419975280762