INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kritikat e Metës, Rama ironizon me dy mesazhe nga Twitter...

Kritikat e Metës, Rama ironizon me dy mesazhe nga Twitter...

Publikuar më: 13:29 22-05-2019

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili e cilësoi një dështim Reformën në Drejtësi.

Në një postim në “Twitter”, kryeministri thekson se Presidentin nuk e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur datën e zgjedhjeve. Ndërkohë që thekson se falë vetingun, Gjykata Kushtetuese ka mbetur bosh ata ata që ai i quan “shejtanët që kishte brenda”

“A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj”, shkruan Rama.

Ndërsa në një mesazh të dytë, po në rrjetet sociale, Rama komenton: “Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e P

residentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit”.

Article Logic
Execution time: 0.0031540393829346