INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria sërish në sytë e mediave të huaja/ TGCOM: Vendi me plazhe si në Karaibe

Shqipëria sërish në sytë e mediave të huaja/ TGCOM: Vendi me plazhe si në Karaibe

Publikuar më: 14:00 22-05-2019

Vera po vjen dhe mediet ndërkombëtare i kanë kthyer sytë dhe nga destinacionet përrallore, që duhet t’ja propozojnë lexuesve të tyre.

Media italiane TGCom i ka kushtuar një artikull të veçantë turizmit shqiptar, veçanërisht bregdetit.

Në një shkrim të titulluar “Shqipëria midis natës dhe plazheve të Karaibeve”, në artikull përmenden 8 plazhet e vendit, në zonën e jugut.

Por, cilat janë plazhet më të bukura sa i takon pastërtisë së ujit, shërbimit dhe natyrës që i rrethon? Ja çfarë propozon “TGCOM”:

Saranda është pjesa më e bukur e brigjeve shqiptare. Ajo është e famshme edhe për atmosferën e natës. E ndodhur mes Jonit dhe kodrinave me ullinj para ishullit të Korfuzit, pak kilometra larg Greqisë, ajo ofron mundësinë e qëndrimit në hotele luksoze me çmime të përballueshme, një vakt në Kalanë e Lëkurësit, eksplorimin e Butrintit pasuri të UNESCO-s, etj..

Riviera e Ksamilit, më në jug, është një tjetër dhuratë e natyrës. Ksamili – thotë “TGCOM”, – konsiderohet si perla e Jonit sa i takon bukurisë. Plazhi i Jalës vjen në stil karaibesh. Është një nga vendet më të bukura të bregut të Jonit, që mbledh të gjitha aromat e Mesdheut.

Pas tij vjen Himara, vërtet joshëse, me aromën e pishave dhe shikimin drejt Jonit. Porto Palermo është plazhi me ngjyrë blu të mëndafshtë, që ka edhe një kështjellë veneciane. Nuk mbetet pas as gadishulli i Karaburunit, një margaritar i natyrës që ofron skenare të jashtëzakonshme, bashkë me ishullin e Sazanit.

Vlora është po ashtu porti i dytë më i madh i vendit, qyteti ku Adriatiku dhe Joni bashkohen. E më në jug të tij vjen Dhërmiu, plazhi i gurëve dhe detit të ëndrrave.

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768