INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pagat marramendëse në BE, sa ‘kushtojnë’ Juncker dhe Mogherini

Pagat marramendëse në BE, sa ‘kushtojnë’ Juncker dhe Mogherini

Publikuar më: 13:32 22-05-2019

Bashkimi Europian është në prag të zgjedhjeve paralementare dhe krahas sloganeve dhe fushtave mediat italiane janë përqëndruar tek pagat e eurodeputetëve.

Rreth 6% e buxhetit total europian shkon për pagat e 60 mijë nënpunësve.

Vihet re se paga mujore bruto e presidentit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker është 138% më e lartë se paga e drejtorëve të përgjithshëm: 28 mijë euro në muaj, dhe pse duhet thënë se 45 për qind e kësaj shifre rikthehet menjëherë në arkat e buxhetit europian.

E përditshmja italiane “Fatto quotidiano” raporton se pagës së Junker i shtohen dhe 4 mijë euro të tjera për të paguar rezidencën si dhe 1500 euro të tjera për shpenzime përfaqësimi. Pra në total paga e tij bruto llogaritet më shumë se 33 mijë euro në muaj.

Nuk merr më pak Federika Mogerini, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për çështjet e jashtme dhe politikat e sigurisë.

Ajo paguhet rreth 32 mijë euro në muaj.

Zëvendës presidentët e Komisionit marrin rreth 30 mijë euro në muaj, ndërsa francezi Pier Moskoviç 27 mijë euro.

Zëdhënësi kryesore i BE-së Margaritis Schinas është shprehur se vendimet për shpërblimin e zyrtarëve, merren në mënyrë demokratike nga vendet anëtare të BE-së.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168