INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh me euron? Sot shënon tjetër rënie

Çfarë po ndodh me euron? Sot shënon tjetër rënie

Publikuar më: 12:25 22-05-2019

Monedha e përbashkët nuk po ndal rënien. Ditën e djeshme një euro u këmbye me 122.61 lekë, ndërsa sot ka shënuar një tjetër zbritje. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.4 lekë, duke rënë me 0.21 lekë në raport me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i ulët që nga 24 tetori 2008, kur euro u këmbye me 122.38 lekë. Në 4 ditë euro ka humbur 0.69 lekë.

Për të dytën ditë radhazi, në rënie kanë qenë edhe të gjithë valutat e tjera. Dollari ra me 0.29 lekë, në 109.24 lekë, paundi me 0.61 lekë në 138.92 lekë dhe franga zvicerane u këmbye me 108.53 lekë, me rënie 0.33 lekë. Që nga fillimi i këtij viti, euro ka rënë me 1.03 lekë. Ekspertët e tregut pohojnë se monedha e përbashkët pritet të jetë e dobët edhe në muajt në vijim për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me shtimin e prurjeve të valutës nga turistët, që edhe këtë vit pritet të jenë të shumtë.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277