INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjekëve i shtohet një hallkë tjetër për marrjen e krediteve. Ja detyrimi i ri për ta

Mjekëve i shtohet një hallkë tjetër për marrjen e krediteve. Ja detyrimi i ri për ta

Publikuar më: 13:04 22-05-2019

Mjekët do të ketë më shumë akses për të mësuar në distancë. Kjo do mundësohet nga aplikimi i programit E-Learning që u prezantua sot e që kryeministri Edi Rama deklaroi se do të jetë i detyrueshëm e pashmangshëm për shkak të krediteve që do merren. “Koha e krediteve të marra me vërtetime false apo lloj-lloj artikujsh pa lidhje mbaron me këtë sistem. Me këtë platform merr fund sporti kombëtar i hileve në shëndetësi, askush nuk mund t’i shmanget dot edukimit në vazhdim dhe gjithkush që i shmanget nuk merr dot kredite”, tha ai.

Aktualisht janë një numër i ulët profesionistësh në mjekësi që marrin pjesë në aktivitete të edukimit në distancë, u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu.
“Edukimi i vazhdueshëm i profesionistëve të shëndetësisë është një mekanizëm i cili garanton që mjekët nuk dekualifikohen me kalimin e kohës, dhe e kryejnë detyrën e tyre bazuar në dije të përditësuara” min.16:02. Deri me sot rreth 4000 profesionistë shëndetësie kanë marrë pjesë në aktivitete të edukimit në distancë të akredituar. Ky numër është relativisht i ulët në raport me numrin total të profesionistëve të shëndetësisë”, tha Manastriliu.

Gjatë vitit 2018, tregoi ministrja e Shëndetësisë, janë akredituar më shumë se 850 aktivitete të akredituara dhe mbi 4.500 mjeke, 9.600 infermiere, 2.300 stomatologe, 2.000 farmacistë kanë ndjekur programe të çertifikuara të edukimit në vazhdim. 

Article Logic
Execution time: 0.0021090507507324