INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedh të recitojë për ''gjerneralin dhe kryetarin në tentativë''! Rudina Hajdari çudit sërish[VIDEO]

Zgjedh të recitojë për ''gjerneralin dhe kryetarin në tentativë''! Rudina Hajdari çudit sërish[VIDEO]

Publikuar më: 12:08 16-05-2019

Demokratja Rudina Hajdari ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të folur në parlament. Nuk ka lexuar, por recituar.
Gjatë recitimit deputetja si gjithnjë ka bërë disa herë lapsuse. Në përmbajen e “vjershës”, ka sulmuar si Bashën ashtu dhe Ramën dhe ironikisht njërin e quan  kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë dhe tjetrin gjenerali hije.

Pjesë nga poezia plot metafora:
‘Ndërkohë që gjenerali hije me ushtri të mpirë ëndërron se ka punësuar në Shqipëri më shumë se gjysma e gjithë rajonit, biznesi po gulçon e kllapia e gjatësisë së tij e kap. Ndërkohë që gjenerali hije me ushtri të mpirë me gastorin e tij kimik luan luftrash, njerëzisë u idhtohet shpirti e iu përloten sytë. Nga krahu tjetër kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë u premton mjekëve se do t’i lajë me flori, mjekët dhe gjithë njerëzia çuditen. Ndërkohë që kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë u premton studentëve të çlirojë universitetet duke luftuar drogën e oligarkinë, studentët e njerëzia çuditen.
Kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë u premton Astirasve se nga Astiri nuk do heqë Astirin e ka për të qenë përherë Astir, Tirana vazhdon anormalitetin e anormalëve!”

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0073108673095703
    array(1) { ["section"]=> string(101) "zgjedh-te-recitoje-per-gjerneralin-dhe-kryetarin-ne-tentative-rudina-hajdari-cudit-serish-video-93941" }