INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Nard Ndoka: Rama do reflektojë për krizën, Kastriot Islami kryeministër mbi palët [VIDEO]

KafeIN/Nard Ndoka: Rama do reflektojë për krizën, Kastriot Islami kryeministër mbi palët [VIDEO]

Publikuar më: 13:38 22-05-2019

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka gjatë një interviste në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri ka deklaruar se opozita e voton Kastriot Islamin si kryeministër në rast se PS djeg mandatet e saj dhe propozon emrin e Islamit si kryeministër.
Ndoka tha se në PS ka emra si Majko e Meta që janë dorëhequr në raste krizash, ndaj Rama duhet të reflektojë.
“Unë ndryshe nga të tjerët kam një dozë besimi te Rama e mendoj se ai do të reflektojë. Po investohet tek ndërkombëtarët, po bën lëvizjet e tij por në fund do të ulet”, tha Ndoka.
Kreu i Demokristianëve ka deklaruar se protestat e opozitës do të vazhdojnë dhe numri i qytetarëve pjesëmarrës sa vjen dhe po shtohet.
“Protesta e 11 majit më dha një adrenalinë të pashpjeguar. Për shkak të shiut dola me përtesë nga shtëpia derisa pashë masën e madhe të njerëzve në shesh”, u shpreh zoti Ndoka.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0016279220581055