INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Studenti i Juridikut: Gruaja e drejtorit të policisë Ardi Veliu presion me notat pas protestës  [VIDEO]

KafeIN/Studenti i Juridikut: Gruaja e drejtorit të policisë Ardi Veliu presion me notat pas protestës [VIDEO]

Publikuar më: 15:30 22-05-2019

Sot ka qenë dita e parë e rikthimit të protestave të studentëve, që nga dhjetori i shkuar.
Yllhan Hoxhaj , student i fakultetit të Drejtësisë tha se pas dhjetorit, ka pasur sulme nga pedagogët për pjesëmarrësit në protestat e shkuara.
Hoxhaj ka denoncuar gruan e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu e cila si pedagoge e jashtme u ka vënë fletërrufe të gjithë studentëve të viteve të para duke u vënë nota negative në sezonin e dimrit.
“Ne nuk do të thyhemi më. Nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat tona. Kemi nevojë për bibliotekën, kartën e studentit e shumë kushte të tjera që duhen plotësuar”, tha një nga pjesëmarrësit në protestat e fundvitit.
Sipas Hoxhaj, studentët nuk janë kundër pedagogëve ndaj ata sduhet të bëjnë presione.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273