INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasuria, shkarkohet edhe një tjetër gjyqtar i Gjykatës së Lartë [EMRI]

Pasuria, shkarkohet edhe një tjetër gjyqtar i Gjykatës së Lartë [EMRI]

Publikuar më: 16:02 22-05-2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi pasditen e kësaj të mërkure rrëzimin e vendimit të KPK-së për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, dhe shkarkimin e tij nga detyra.

Gjatë komunikimit të vendimit kreu i trupës gjykuese tha se gjyqtari ka kryer deklarim të paplotë dhe të pasaktë të pasurisë së tij në deklaratën e tij vetting me qëllim shmangien nga kontrolli në kuadër të procesit të rivlerësimit të pasdurisë së tij në formën e likuiditetit në sistemin bankar për shkak se rezulton në pamundësi të burimeve të ligjshme për ta justifikuar.

Gjyqtari e kishte kaluar vettingun pak kohë më parë, por vendimi u ankimua nga Komisioni Publik për dy shkelje në lidhje me pasurinë që sipas Komisionerit Publik nuk janë hetuar siç duhet nga KPK.

Në listën e verifikimeve të paplota Komisioneri Publik përmend transferta parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038430690765381