INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të qajmë e të qeshim! Nard Ndoka, përmes batutave me tepsi dhe by.. kërkon dorëheqjen e Ramës

Të qajmë e të qeshim! Nard Ndoka, përmes batutave me tepsi dhe by.. kërkon dorëheqjen e Ramës

Publikuar më: 11:12 14-05-2019

Nard Ndoka ka gjetur një mënyrë siç di ai për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Përmes batutave aleati i Bashës, pas kërkesës për dorëheqje me një gjuhë aspak serioze i jep edhe disa këshilla kryeministrit. 

"Shqiptarëve ju është ngritur, o KM, po të kërkojnë, në çdo rrugë, në çdo shesh, në çdo institucion. Më mirë ik, largoju! Merre tepsinë, mbaje si mburojë nga prapa, ditë të këqija po vijnë për ty. Ku do shkosh nesër kur të dalësh nga Lana more burrë, ku do pleqërosh? Ti ke bërë aq shumë armiq në këtë vend dhe po vazhdon akoma", shkruan mes të tjerash Ndoka.

Pjesë nga komenti për “të qartë e qeshur”:
“Rama me bythë në tepsi. I paralizuar në qeverisje, ide, reflektim, përgjegjësi. I ndrydhur në logjikë, ndjeshmëri e shëndet mendor, kjo është grafia politike e Ramës sot.
Situatë dramatike, e rënduar, pa dritë, pa shpresë, kaotike, gaz helmues, bomba, kapsolla, molotov, këto ka prodhuar Edi Rama me keq qeverisjen dhe arrogancën e tij. Çfarë po kërkon opozita e bashkuar dhe qytetarët sot? Zgjedhje të parakohshme, qeveri kujdestare, kërkesa minimaliste. Je kapur me “presh në dorë” more shoku, duke vjedhur zgjedhjet dhe taksat e shqiptarëve. Një burrë shteti jep dorëheqjen në të tilla skandale, kërkon të hetohet dhe i hap rrugë drejtësisë dhe vendit. Ndërsa ti ke humbur vetëdijën si kryeministër, si politikan, si qytetar, si prind. Je ulur me bythë në tepsinë e pushtetit. Aty han, aty pin, aty dhjet, aty qeveris, aty urdhëron, aty shtrihesh, aty po gjen “paqe” dhe mburoje...
Ok shoku, lexoje dy-tre herë, se nuk ta kam me të future!”

Article Logic
Execution time: 0.0039968490600586