INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kritika e Papa Françesku: Kujdes, ja ku do të bjerë zemërimi i Zotit

Kritika e Papa Françesku: Kujdes, ja ku do të bjerë zemërimi i Zotit

Publikuar më: 12:12 10-06-2019

“Njerëzit që arratisen ulërasin në barka në kërkim të shpresës, pa e ditur se cilat porta i presin.

Ndërsa Europa i hap dyert armatimeve të cilat shkatërrojnë dhe nuk kursejnë as fëmijët” është kjo thirrja dhe akuza që Papa Francesku ka lëshuar ndaj Europës.

Ati i Shenjtë më tej shtoi se zemërimi i Zotit do të bjerë mbi ata që flasin për paqe e shesin armë.

Papa theksoi se zemrat e njerëzve janë të pandjeshme, por jo ajo e Zotit , e cila është plagosur nga urrejtja dhe dhuna që mund të lëshohet midis krijesave të tij.

Por Zoti sipas Papës është gjithmonë i aftë për t'u kujdesur për krijesat me butësinë dhe forcën e një babai që mbron dhe udhëzon.

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883