INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA/ Ligj i ri: Mësuesit do të mbajnë armë!

SHBA/ Ligj i ri: Mësuesit do të mbajnë armë!

Publikuar më: 14:03 02-05-2019

Një ligj i ri është vendosur në Florida të SHBA-së. Ky ligj bën fjalë për mbajtjen e armëve nga mësuesit në klasë për të parandaluar sulmet e mundshme. Ligji i ri ka shkaktuar shumë debate, por këtë nismë ligjore e ka mbështetur dhe presidenti Donald Trump. Ndërsa Shoqata Kombëtare e Armëve, është shprehur se një mësues i armatosur mund të parandalojë masakra të tilla me kaq shumë viktima dhe persona të plagosur.
Jo rrallë herë kanë ndodhur sulme makabre në shkolla të ndryshme në SHBA dhe sigurisht që kjo ishte arsyeja kryesore që çoi në vendosjen e këtij ligji, por debati “pro/kundër” u vu re edhe te votat të cilat ishin 65 pro dhe 47 kundër ligjit të ri.

Article Logic
Execution time: 0.0032041072845459