INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të luash në kazino mollë e ndaluar për disa persona. Ja pse…

Të luash në kazino mollë e ndaluar për disa persona. Ja pse…

Publikuar më: 10:31 30-06-2016

Posesiviteti ndaj bixhozit po kthehet në një makth për shumë familje. Për këtë arsye me ligjin e ri për lojërat e fatit në Shqipëri, shumë qytetarëve do tu ndalohet hyrja në kazino për shkak se mund të kthehet në problem për familjarët duke shpërdoruar të gjithë burimet financiare të shtëpisë.
Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka bërë publik dhe emrin e parë të personit që ndalohet të hyjë në kazino apo në çdo lokal të lojrave të fatit.
Ligji që ka hyrë në fuqi është shpërndarë në të gjitha sipërmarrjet e lojrave të fatit dhe Autoriteti i Mbikqyrjes së lojrave dhe ai ka këtë përmbajtje:  “Ju bëjmë me dije të njoftoni të gjithë punonjësit tuaj, në adresat dytësore, ku shoqëria juaj ushtron aktivitet në fushën e lojërave të fatit, që të mos lejojnë hyrjen në këto ambiente të GJ. K., banues në Tiranë. Në rast të kundërt, nga ana jonë do të merren masat sipas dispozitave ligjore në fuqi, deri në pezullimin/heqjen e të drejtës për të ushtruar aktivitet”.
Në pikën 4 të nenit 6 të ligjit thuhet: “Organizatori merr masa të ndalojë për të luajtur në mjediset e lojërave të fatit një person, për të cilin ka një kërkesë me shkrim, prej vetë lojtarit, apo prej të paktën një prej familjarëve të tij, ku kërkohet moslejimi i këtij personi për të hyrë në mjediset e lojërave të fatit”.

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047