INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Protestat e opozitës, ish-deputeti i PD Luan Baçi:  Në luftë me Edi Ramën, mazhoranca nuk është më [VIDEO]

KafeIN/Protestat e opozitës, ish-deputeti i PD Luan Baçi: Në luftë me Edi Ramën, mazhoranca nuk është më [VIDEO]

Publikuar më: 13:16 02-05-2019

Opozita ka vendosur të vijojë protestat me mosbindje civile dhe sipas ish-deputetit të PD Luan Baçi sot lufta nuk është me mazhorancën por me Edi Ramën si kryeministër.
Në një intervistë telefonike me moderatorin Flavio Qarri, zoti Baçi tha se Rama ka uzurpuar pushtetin duke krijuar qeveri me emra anonimë që ndjekin verbërisht kryeministrin.
“Arsyet pse ata e ndjekin janë të ndryshme, por ne dimë që qytetarët janë të vendosur të mos e lejojnë gjatë pushtetin e Rilindjes”, tha ish-deputeti Baçi.
Sa i takon bllokimit të rrugëve, që opozita jashtë parlamentit ka vendosur të bëjë gjatë ditës së sotme, kryetari i PD Fier tha se qytetarët kanë shumë arsye të dalin në protest dhe u shpreh optimist për pjesëmarrjen e tyre.
“Protestat janë përshkallëzuar nga java në javë, në njerëz, në territor dhe e tillë do të jetë dhe protesta e 11 majit.
Brenda dy muajve nuk do të ketë asnjë mundësi që PS do të shkojë në zgjedhje e të votojë kryetarët e saj në bashki”, tha përfaqësuesi i PD.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932