INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pacientja priste prej 8 vitesh, por veshka ‘zbriti’ nga qielli, në veprim edhe droni [VIDEO]

Pacientja priste prej 8 vitesh, por veshka ‘zbriti’ nga qielli, në veprim edhe droni [VIDEO]

Publikuar më: 14:28 02-05-2019

Nga një sallë operacioni në tjetrën, duket se në të ardhmen edhe transporti i organeve do t’i besohet dronëve.

Për herë të parë në qiellin e Baltimore në SHBA, ka fluturuar një dron pa pilot i cili ka transportuar një veshkë nga një spital në tjetrin. Pacienti priste prej 8 vitesh për transplantin.

Droni i cili mbante organin është monitoruar në cdo lëvizje për 10 minuta dhe përshkoi distancën 4 km.

Kjo është hera e parë në botë që një dron transporton një organ i cili duhet për transplant.

Para fluturimit final, droni kishte bërë 44 udhëtime prove duke mbajtur struktura të ndryshme apo instrumente sanitare.

Pacientja që mori veshkën ‘ që zbriti nga qielli’ është një 44 vjecare që ka kaluar 8 vite me dializë para se t'i nënshtrohej operacionit.

Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615