INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidencialet në SHBA/ Zbulohet se kush do të jetë SFIDANTI përballë Trump[FOTO]

Presidencialet në SHBA/ Zbulohet se kush do të jetë SFIDANTI përballë Trump[FOTO]

Publikuar më: 09:32 24-04-2019

Përballë Trump për zgjedhjet presidenciale pritet të kandidojë, Joe Biden. Vetë ai bërë publik vendimin përmes një video në internet. Burime të CNN-së, konfirmojnë duke iu përgjigjur më në fund njërës prej pyetjeve të mbetura pezull gjatë garës Demokratike të vitit 2020.

Ekipi i ish-zëvendës presidentit ka hedhur bazat e fushatës për muaj me radhë, me vendimin e Biden. Por tani që ai u ka dhënë dritën jeshile këshilltarëve të tij, Biden po përballet me një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij gjysmë shekullore në politikë.
Ai ka planifikuar të mbajë hapjen e të fushatës në Pitsburg, të hënën.
Komiteti i tij i veprimit politik, “Mundësitë Amerikane”, i dërgoi një e-mail mbështetësve për t’u bërë thirrje atyre të regjistroheshin për marrjen e njoftimeve të fushatës. “Ka pasur shumë zhurmë për atë që Joe Biden ka në plan të bëjë. Si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Joe-së, ne duam që ju të jeni të parët që dini!”, shkruehej në mesazh.
Biden drejtonte Shtëpinë e Bardhë si ish-zëvendës president në qeverisjen e Barak Obamës. Biden është 76 vjeç, do të ishte kandidati i dytë më i vjetër në garë, me rekordin më të gjatë të shërbimit publik. Vetëm Bernie Sanders deri më sot që ëshhtë 77 vjeç, është më e vjetëri.

biden.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984