INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi nga fruthi, miliona fëmijë në botë të pavaksinuar, në SHBA nis mbyllja në karantina

Alarmi nga fruthi, miliona fëmijë në botë të pavaksinuar, në SHBA nis mbyllja në karantina

Publikuar më: 14:01 26-04-2019

Në kuadër të javës së vaksinimit, UNICEF jep alarmin duke konfirmuar se janë rreth 169 milionë fëmijë në të gjithë botën të cilët nuk janë vaksinuar kundër fruthit.

Vendi me më pak fëmijë të vaksinuar në botë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më pas renditen Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, Italia renditet në vendin e pestë me 435 mijë fëmijë. Ndërsa në vendin e katërt është Argjentina me 438 mijë fëmijë jo të vaksinuar.

Alarmi është më tronditës në SHBA ku frika e përhapjes së fruthit ka bërë që të vendosen në karantinë qindra studentë e punonjës të personelit të dy universiteteve në Los Anxhelos.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439