INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi nga fruthi, si është situata në Shqipëri

Alarmi nga fruthi, si është situata në Shqipëri

Publikuar më: 17:54 01-03-2019

Rastet e fruthit në shkallë globale janë rritur më 48.4 për qind mes viteve 2017-2018, sipas përllogaritjeve të UNICEF-it, të të dhënave të paraqitura nga 194 vende të botës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Sipas të dhënave paraprake, edhe Shqipëria ka shënuar një rritje të numrit të rasteve të fruthit, duke u renditur sipas OBSH-së në vendin e nëntë në kontinentin europian, me 1.466 raste fruthi në 2018-n.Sipas shifrave të publikuara nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët.

Dhjetë vende, mes të cilave Serbia,  Brazili, Filipinet dhe Franca përllogarisin afro tre të katërtat e rasteve të shtuara të fruthit në vitin 2018.

Kjo rritje alarmuese e rasteve të fruthit përbën një kërcënim të madh për fëmijët. Dhe ndër shkaktarët kryesorë të shpërthimit të kësaj sëmundjeje janë Infrastruktura e varfër shëndetësore, ndërgjegjësimi i ulët, trazirat civile, hezitimi dhe kundërshtimi i vaksinimeve në disa raste.Ukraina, Filipinet dhe Brazili kanë përjetuar rritjen më të madhe të rasteve,Ukraina ka shënuar rritjen më të madhe me 35.120 raste në 2018-n; 634 për qind më shumë krahasuar me 4.782 të regjistruara në 2017-n.

Zyrtarët e Unicef shprehen së është për të ardhur keq që të rishihet rikthimi i fruthit dhe për më tepër të shndërrohet në një problem të shëndetit publik dhe trendi i rritjes së sëmundjes po shihet në të gjithë botën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032241344451904