INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi për përhapjen e fruthit në Evropë. Shifra më e lartë në 20 vitet e fundit

Alarmi për përhapjen e fruthit në Evropë. Shifra më e lartë në 20 vitet e fundit

Publikuar më: 17:48 21-12-2018

Ekspertët e shëndetësisë kanë thënë se rritja e kundërshtimit ndaj vaksinave, e ndihmuar nga rrjetet sociale dhe populistët anti-qeveritarë, po ndikon negativisht në rritjen e rasteve të fruthit dhe po e vë në rrezik jetën e shumë personave të infektuar. The Guradian shkruan se duke analizuar të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve të fruthit në Evropë deri në fund të këtij viti pritet të shkojë në 60 mijë raste, shifër dyfish më e madhe sesa ajo e vitit të kaluar dhe më e madhja në shekullin XXI. Në këtë vit janë shënuar 72 vdekje nga kjo sëmundje, dyfish më shumë sesa në vitin e kaluar. Ekspertët shprehen se skeptikët e vaksinave po e zvogëlojnë shkallën e imunitetit për fruthin, kancerin e qafës së mitrës, gripit dhe sëmundjet tjera. Opinionet e tyre po përhapen shumë nëpër rrjetet sociale nga populistët e krahut të djathtë, të cilë janë skeptikë edhe ndaj institucioneve shëndetësore. Komisioneri për shëndetësi në Bashkimin Evropian, Vytenis Andriukaitis, i cili më parë e ka kryer profesionin e kirurgut të zemrës, i ka akuzuar populistët e krahut të djathtë për shpërndarje të lajmeve të rreme për sigurinë e vaksinave.

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158