INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshimi i klimës, ekspertët japin alarmin: Kemi vetëm 20 vite kohë për të shpëtuar planetin

Ndryshimi i klimës, ekspertët japin alarmin: Kemi vetëm 20 vite kohë për të shpëtuar planetin

Publikuar më: 14:11 03-12-2018

"Duhen të paktën 20 vjet, për të shpëtuar planetin nga ndryshimet klimatike dhe efektet shkatërruese që ato do të kenë në shëndetin e njeriut dhe në territoret e vendeve". Paralajmërimi  vjen nga ekspertët e shëndetit të cilët pohojnë se vonesat në marrjen e masave konkrete për ndryshimet klimatike po rrezikojnë seriozisht të ardhmen e brezave. Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë flasin për rreth 7 milion vdekje të lidhura me ndryshimet klimatike.  Në një masë të pashembullt, katër ish-presidentë të bisedimeve mbi klimën e OKB-së u takuan në Poloni të dielën. Zyrtarët e lartë paralajmëruan se planeti "është në udhëkryq", ndërsa lëshuan një deklaratë duke bërë thirrje për veprim urgjent. "Veprimet që do të ndërmerren në dy vitet e ardhshme do të jenë vendimtare"-thuhet në deklaratën e tyre. Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës deklaroi se emetimet e gazrave serë duhet të ulen me 45% deri në vitin 2030. Por një studim i kohëve të fundit tregoi se emetimet e dioksidit të karbonit  (CO2) janë rritur për herë të parë pas katër vitesh.  Duke folur në ceremoninë e hapjes, Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, tha se ndryshimi i klimës tashmë ishte "një çështje jete dhe vdekjeje" për shumë vende. Ai shpjegoi se shumë nga vendet më përgjegjëse për ndryshimet klimatike mbetën ende prapa në përgjegjësitë e tyre dhe shtoi se bota është "nuk është aspak aty ku duhet të jetë" përsa i përket kalimit në një ekonomi me karbon të ulët. Ndërkohë, hendeku midis asaj që vendet thonë se po bëjnë dhe çfarë duhet të bëhet nuk ka qenë kurrë më i gjerë. Ndërkohë, Banka Botërore ka akorduar 200 miliardë dollarë fonde për pesë vjet për të mbështetur vendet që ndërmarrin veprime kundër ndryshimeve klimatike.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879