INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas/ Vendoset masa për kasapin nga Kruja, njëri prej grabitësve ankimon vendimin

Grabitja në Rinas/ Vendoset masa për kasapin nga Kruja, njëri prej grabitësve ankimon vendimin

Publikuar më: 13:34 26-04-2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për një prej të arrestuarve si pjesëmarrës në grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se Gjykata ka dhënë masën "arrest me burg" për Elton Piklin, i cili u vu në pranga tre ditë më parë.

Emri i Elton Piklit doli nga përgjimet dhe policia e vuri në pranga teksa po tentonte të arratisej drejt Bullgarisë.

32 vjeçari banonte në qytetin e Krujës, ku edhe punonte si kasap, ndërsa ishte fqinj me Dash Kupën, i arrestuar më parë për grabitjen në Qafë Kashar.

Ndërkohë Gjykata ka lënë në burg edhe 4 të arrestuarit Oltian Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.

Ndaj Bengasit, Krimet e Rënda vendosën masën ‘arrest me burg’ edhe pse ai pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke dhënë detaje të grabitjes dhe emra të personave të përfshirë.

Ndërsa ditën e sotme Veseli ka ankimuar vendimin, me pretendimin se Gjykata nuk ka prova dhe fakte të mjaftueshme për ta dënuar.

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324