INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas, Lleshaj: Do të ketë arrestime të tjera…

Grabitja në Rinas, Lleshaj: Do të ketë arrestime të tjera…

Publikuar më: 13:41 26-04-2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se do ketë arrestime të reja për grabitjen në Rinas.

Në një deklaratë për gazetarët nga Kukësi, ministri tha se çështja ka ecur shumë por nuk mund të zbulonte detaje.

“Kjo çështje është ende nën hetim. Megjithëse ka ecur shumë, unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta. Grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktiviteteve negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjes së autorëve. Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë.”

Article Logic
Execution time: 0.0037171840667725