INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas/ Arrestohet në Bullgari autori i pestë i dyshuar

Grabitja në Rinas/ Arrestohet në Bullgari autori i pestë i dyshuar

Publikuar më: 17:12 23-04-2019

Një tjetër autori i grabitjes miliona eurove në aeroportin e Rinasit, raportohet të jetë arrestuar sot në Bullgari.

Pas Alkond Bengasit që ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe tre të tjerëve: Oltion Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela, i ndaluari në Bullgari bëhet i pesti person i dyshuar i përfshirë në supergrabitjen.

Policia bën me dije se mbrëmë është arrestuar një person me inicialet E.P nga Kruja,i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Ai akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të "Grupit të Strukturuar Kriminal", ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” "Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë

 

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885