INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas, policia konfirmon arrestimin e 4 personave, akuzat ndaj tyre

Grabitja në Rinas, policia konfirmon arrestimin e 4 personave, akuzat ndaj tyre

Publikuar më: 11:53 22-04-2019

Katër persona janë arrestuar nga policia e shtetit si të dyshuar në  grabitjen e Rinasit të ndodhur në 9 prill.Blutë bëjnë me dije se në aksionet e zvilluara në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit janë ndaluar një 38-vjecar me inicialet O.V banues në Krujë,  34-vjecari me inicialet A.B banues në Elbasan i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh. R.S 25 vjec lindur në Elbasan dhe 28-vjecari me inicialet S.Ç edhe ai banues në Elbasan.

Gjatë kontrolleve për ndalimin e tyre  janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta të cilat do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.4 të ndaluarit akuzohen  për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të "Grupit të Strukturuar Kriminal", ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” "Vrasje e Punonjësve të Policisë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Grabitja e thasëve me para ndodhi pak para orës 15.00 të 9 prillit, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Gjithçka ndodhi brenda një kohe shumë të shkurtër, kur një automjet theu derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, dhe iu afrua me shpejtësi avionit ku sapo ishin ngarkuar për t’u transferuar jashtë vendit, paratë e disa bankave.

Grabitësit hipën në barkun e avionit, në zonën e bagazheve, duke marrë prej andej sasitë e mëdha të parave.

Gjatë largimit nga aeroporti, ata kanë hasur në një patrullë të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, me te cilët ka patur dhe një shkëmbim zjarri. Një prej grabitësve Admir Murataj, gjatë të shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë me një plumb në kokë.

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836