INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendoset me ligj, jo më armë në duart e civilëve

Vendoset me ligj, jo më armë në duart e civilëve

Publikuar më: 18:16 19-05-2019

Me siguri e keni menduar një vend të paqtë dhe të sigurt por edhe atj shumë familjarë janë të pajisur më armë. Bëhet fjalë për Zvicrën e cila ka miratuar, me 63.7% të votave, një ndryshim në ligj që forcon rregullat mbi posedimin e armëve. Vetëm kantoni i Ticinos refuzoi rishikimin.

Votimi, i miratuar nga Parlamenti dhe i kontestuar nga një referendum, merr direktivën e Bashkimit Europian mbi këtë çështje dhe përfshihet në masat për të luftuar terrorizmin. Edhe pse Zvicra nuk është anëtare e BE, ajo është e lidhur me marrëveshjet evropiane Shengen dhe atë të Dublin.

Para votimit qeveria kishte paralajmëruar votuesit se fitorja "jo" ndaj legjislacionit të ri mund të çonte në një përjashtim të Konfederatës nga traktatet evropiane. Përjashtim që do të kishte pasoja në fushat e sigurisë dhe azilit, por edhe të turizmit.

Në rreth 48% të shtëpive zvicerane ekziston një armë, një nga më të lartat në Evropë duke u renditur në vendin e 16 në botë. Sipas Qendrës Kërkimore të Armëve në Gjenevë, në vitin 2017 mbi 2.3 milion armë ishin në duart e civilëve, pra rreth tre në dhjetë banorë.

Ligji i ri nuk parashikon një regjistër qendror, por paraqet një ndalim për armët gjysmë automatike.

Ata që merren me grumbullimin e tyre apo për aryse sportive ende do të jenë në gjendje t'i blejnë ato, por kërkojnë një "autorizim të jashtëzakonshëm": pas pesë vjetësh dhe së dyti pas dhjetë, ata do të duhet të dëshmojnë se vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin.

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654