INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flasin shkencëtarët: Alienët mund të jenë duke jetuar në hëna të tjera...

Flasin shkencëtarët: Alienët mund të jenë duke jetuar në hëna të tjera...

Publikuar më: 12:17 10-06-2019

Shkencëtarët e NASA në studim të publikuar së fundmi shprehen se alienët mund të ekzistojnë dhe jetojnë në një hënë jashtë sistemit tonë diellor.

Lajmi u publikua nga universiteti i Lincoln në Britani dhe solli menjëherë mijëra reagime në fushën e astronomisë dhe të zbulimit të hapësirës.

Shkencëtarët shprehen se hënat jashtë sistemit diellor quhen ''exomoons'' dhe ato mund të jenë vendet ku alienët zgjedhin të qëndrojnë për të mbijetuar.

Deri më sot janë zbuluar mbi 4 mijë planete jashtë galaktikës sonë dhe thuhet se ka ende shumë për të zbuluar. Por pavarësisht numrit të madh të planetëve të zbuluar, shkencëtarët shprehen se shumë pak prej tyre ofrojnë mundësinë për të jetuar. Kjo ndodh pasi disa planetë janë shumë afër ose shumë larg diellit, dhe kjo do të thotë se nëse ekziston mundësia që ato të kenë ujë, ai ose do të ketë avulluar, ose do të ketë ngrirë.

Në studimin e tyre shkencëtarët tregojnë se të gjitha këto planetë të zbuluar mund të kenë hënën e tyre, dhe nuk përbën çudi që këto hëna të banohen nga alienët.

NASA shprehet se shkencëtarët e tyre po përpiqen të zbulojnë nëse në hënat jashtë sistemit tonë diellor jetohet. Por sipas tyre kjo do të jetë shumë e vështirë pasi exomoons ndodhen shumë larg tokës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039608478546143