INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si mund të zhduket diabeti i tipit 2? E zbulon studimi

Si mund të zhduket diabeti i tipit 2? E zbulon studimi

Publikuar më: 10:44 10-06-2019

Diabeti i tipit 2 mund të mposhtet. Do të mendoni si?

Të humbisni peshë dhe të mos shtoni më kile mund t’ju ndihmojë të reduktoni mundësitë të prekeni nga sëmundja duke e larguar që në fazën fillestare apo edhe duke e zhdukur fare.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar me 300 pacientë nga shoqata amerikane e diabetit.

Studimi verifikoi lidhjen mes peshës dhe zhdukjes së sëmundjes. Më shumë se 36% e pacientëve që morën pjesë në studim iu nënshtruan një program të kontrollit të peshës dhe u pa se sëmundja nisi të largohet.

“Personat me diabet të tipit 2 e kanë një zgjedhje dhe sëmundja nuk është një dënim. Diabeti i tipit 2 është pra një gjendje për të cilën duhet të kujdeseni dhe reduktimi peshës është në dorën tuaj” u shprehën ekspertët e studimit.

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041