INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria ''lundron'' mbi plastikë! Të dytët në Europë për...

Shqipëria ''lundron'' mbi plastikë! Të dytët në Europë për...

Publikuar më: 11:14 10-06-2019

Vendi ynë gjeneron shumë plastikë dhe një pjesë e madhe e saj nuk përpunohet, por hidhet në rrugë, lumenj dhe dete. Dëmet që shkakton janë të parikuperueshme. Ndaj dhe Shqipëria është një ndër tre shtetet që shkakton më shumë ndotje në Mesdhe nga plastika, së bashku me Egjiptin dhe Malin e Zi. Të dhënat kanë dalë nga një raport i Fondit Botëror për Natyrën. Këto shtete hedhin në natyrë më shumë se 20 kg plastikë për person.

Ne kemi këtë situatë për shkak të mosmenaxhimit të mbetjeve plasitike, për pasojë Shqipëria renditet edhe ndër vendet që keqmenaxhojnë pjesën më të madhe të mbetjeve. Rreth 73% nuk trajtohen dhe hidhen nëpër rrugë dhe dete. Më keq nga se është Mali i Zi me 95% mbetje plastike të patrajtuara, i dyti Egjipti me 93% dhe pas vjen vendi ynë i ndjekur nga Libia 64%.
Shqipëria ka dhe ndër përqindjet më të ulëta të riciklimit të plastikës, me vetëm rreth 5% të mbetjeve të ricikluara.
Raporti i Fondit Botëror për Natyrën citon se të gjitha vendet e Mesdheut nuk kanë arritur të menaxhojnë ndotjen plastike. 570.000 tonë plastikë derdhen në det çdo vit që do të thotë sa 33.800 shishe plastike çdo minutë.
Grupi për mbrojtjen e natyrës u bën thirrje të forta qeverive dhe BE-së për të reduktuar prodhimin e plastikës dhe për të rritur riciklimin.

Article Logic
Execution time: 0.0038998126983643