INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pedalo dhe ul ndotjen/ Shpikja më e re, biçikleta që pastron ajrin

Pedalo dhe ul ndotjen/ Shpikja më e re, biçikleta që pastron ajrin

Publikuar më: 15:10 20-02-2019

Pas disa shpikjeve për përmirësimin e cilësisë së ajrit, si Kulla për pastrimin e Ajrit në Kinë, hollandezi Daan Roosegaarde po punon për një tjetër projekt që synon uljen e niveleve të ndotjes.

Bëhet fjalë për krijimin e një biçiklete që jo vetëm nuk do të shkaktojë ndotje të ajrit, por edhe do ta pastrojë atë. Biçikleta është në fazat e para të krijimit, megjithatë deri tani duket shumë premtuese.

Po si do të funksionojë?

Biçikleta synon pastrimin e ajrit duke thithur smogun, do bëjë pastrim me jone dhe më pas do çlirohet ajër i pastër në atmosferë. Qëllimi është që të inkurajohen njerëzit për të përdorur sa më pak makinat dhe më shumë biçikletat.

“Biçikletat kanë qenë gjithmonë simbol i një ambienti miqësor dhe të pastër, por kjo biçikletë funksionon dyfish sepse pastron edhe ajrin ndërkohë që pedaloni”, tregon Roosegaarde.

Sipas holandezit kreativitet nuk do të thotë vetëm të krijosh një dizenjo të re për një biçikletë, por edhe ta përdorësh atë për të përmirësuar mënyrën e jetesës.

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415