INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menjëherë sa kaloi vettingun, Drejtuesja e Krimeve të Rënda aplikon për SPAK

Menjëherë sa kaloi vettingun, Drejtuesja e Krimeve të Rënda aplikon për SPAK

Publikuar më: 15:21 20-02-2019

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, ka aplikuar për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Ky hap i Prokurores erdhi pasi kaloi me sukses procesin e vettingut, pavarësisht se pak kohë më parë, pati shumë akuza, Prela arriti të konfirmohej në detyrë.

Nesër është afati i fundit i aplikimeve për SPAK.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar. Me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.

Article Logic
Execution time: 0.0034101009368896