INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më pjata dhe lugë plastike, BE vendos që brenda vitit 2021 të mos përdoren më

Jo më pjata dhe lugë plastike, BE vendos që brenda vitit 2021 të mos përdoren më

Publikuar më: 16:52 24-10-2018

Në mbrojtje të mjedisit Parlamenti Europian ka vendosur që brenda vitit 2021 brenda unionit do të ndalohet përdorimi i materialeve plastike që përfshin, pjatat lugë plastike plastike, pipat që përdorim për të pirë. Një projektligj i tillë u aprovua me 571 vota pro 53 kundër.

Kujtojmë se pak ditë më parë një studim i frikshëm i udhëhequr nga Rusia, Japonia dhe disa shtete europiane treguan se brenda trupit të njerit janë gjetur edhe mbetje plastike.

Mikropjesëzat më të zakonshme të gjetur në organizmin njerëzor) janë polipropileni - e cila gjendet për shembull në kapakët e shisheve - dhe polietileni, e gjetur në qese plastike, por edhe në fibra tekstile.

Sipas të dhënave të BE-së më shumë se 150.000 ton mbetje plastike hidhen në ujëra çdo vit.

Kjo është vetëm një’ kontribues i vogël’ për problemin global, me rreth 8 milion ton plastike që hyjnë në oqeanet e botës çdo vit. Dhe plastika mund të udhëtojë në distanca të mëdha në rrymat e oqeanit.

Article Logic
Execution time: 0.0023419857025146