INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Kot nuk thonë se dashuria nuk njeh kufi'', 31-vjeçari shqiptar, përndiqte ish të dashurën 58-vjeçare, përfundon pas...

''Kot nuk thonë se dashuria nuk njeh kufi'', 31-vjeçari shqiptar, përndiqte ish të dashurën 58-vjeçare, përfundon pas...

Publikuar më: 11:47 28-01-2018

Shpesh herë kemi dëgjuar të thuhet se dasdhuria nuk njek kufi, mesa duket edhe 31-vjeçari shqiptar e paska dëgjuar këtë ''muhabet''.

Pavarësisht se ai kishte shumë vite diferec në moshë, nga ish-partnerja 58-vjeçare, duket se për të ishtë shumë e vështirë ta pranonte ndarjen.

Kështu, një i ri në Genova të Italisë ka përfunduar në pranga, për përndjekje të vazhdueshme ndaj një gruaje 58-vjeçare italiane.

Sipas mediave fqinje, ata kishin jetuar një periudhë sëbashku, por shqiptari ishte i dhunshëm, ndaj dhe gruaja i kishte dhënë fund lidhjes.

Por kjo nuk e ndaloi të riun që ta përndiqte gruan në mënyrë të vazhdueshme, madje edhe duke e kërcënuar. 31-vjeçari, për të cilin mediat italiane nuk japin emër, e ndiqte gruan kudo, duke i shkuar poshtë shtëpisë e në punë, duke e detyrar atë që të ndryshonte banesë dhe aktivitetet e përditshme.

Episodi i fundit ndodhi mëngjesin e së premtes, kur për të disatën herë, ai u shfaq jashtë shtëpisë së saj të re, duke ulëritur e duke e kërcënuar gruan se do t’i thyente portën.

58-vjeçarja, e cila vetëm pak ditë më parë e kishte denoncuar shqiptarin, njoftoi menjëherë policinë. Kjo e fundit ndërhyri duke arrestuar të riun. 

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664